ES Stilstja jonë
Silvana Nini, artiste dhe stiliste, lindur në Tiranë më 1969, diplomohet në 1991 në Akademinë e Arteve dega Tekstil. Zhvillon aktivitetin si artiste e arteve pamore, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme artistike brenda dhe jashtë vendit.
E apasionuar në fushën e mësimdhënies në lëndën e “Edukimit Figurativ”, merr pjesë në hartimin e kurrikulës dhe programeve të kësaj lënde pranë ISP. Është autore e disa librave të “Edukimit Figurativ” dhe e “Historisë së Artit” që zhvillohet në CML (ciklin e mesëm të lartë).
Prej pesë vjetësh punon si pedagoge e lëndës së “Historisë së Modës dhe e Kostumit” dhe e “Skicës së figurës” pranë “Euromode School” sot “Elia Style” në Tiranë. Gjithashtu punon si stiliste pranë ateliesë “Elia Style”. Ka paraqitur koleksionet e saj në disa sfilata të organizuara nga kjo atelie.Silvana është edhe hartuese e disa programeve artistike të shkollës shtetërore të robaqepsisë.Gjithsesi fusha e edukimit dhe e krijimit janë drejtimet kryesore në punën e saj.


